Kandidati i opozites per Bashkine Memaliaj, Albert Malaj, ka denoncuar mjerimin mesjetar ne fshatin Rabie te Memaliajt.
Permes pamjeve filmike, kandidati Malaj ka treguar situaten skandaloze qe komuniteti i atij fshati po ”shijon” fale Rilindjes.
Ja reagimi i plote i Kandidatin te opozites Malaj:
Në Fshatin RABIE
Fshati Rabie daton qysh nga shekulli i III-të p.e.s me kalanë e Gradishtës me fisin ilir të Atintanëve.
Studimet e Prof. Hasan Cekës, Skender Anamalit dhe Neritan Cekës hedhin dritë mbi këtë vendbanim të lashtë të Ilirisë së Jugut. Prej vitit 1928 deri në vitin 1943 krahina e Buzit quhej Komuna Rabie me qendër në Buz në respekt të lashtësisë së fshatit Rabie.
Rabia ka marre pjesë masivisht në luftrat antiosmane dhe në luftën Antifashiste. Mbi 70 djem e burra u radhitën në luftën antifashiste dhe 7 prej tyre janë dëshmorë të Atdheut.
80 vjetori i realizimit të masakrës së realizuar tek Teqeja e Rabies e gjen fshatin Rabie në mjerim, në gërmadhë. Fshat pa rrugë, pa shkollë, pa qendër shendetësore, pa ujë, pa aktivitetet tregëtare duke krijuar mundësitë për një emigracion masiv. Shumica e shtëpive janë të mbuluara me eternit, material kancerogjen.
Lapidari që përkujton ngjarjet e realizuara tek Teqeja është shndërruar në lapidar gërmadhë, që vetëm lapidarë nuk mund të quhet. Shumica e banorëve që jetojnë në fshat më thonë se për mbi 30 vite asnjë këmbë drejtuesi lokal si drejtuesi i Njësisë Administrative si dhe Kryetari i Bashkisë nuk ka shkelur në fshat. Deputeti nuk e di ku bje fshati Rabie. Më falënderuan që shkova në Rabie dhe u takova , pas nje ecje prej 2 oresh ne këmb.
U ula shtruar me ata banor, u Gezuan aq shume qe i vizitova, ju premtova qe Lapidarin do ta rregullojm sic ju takon Deshmorve, si dhe rrugen si fillim me çakull dhe kanalizime, çakulli ishte shume afer Rabies ne Gllav, mjetet e Bashkis jan, Fadromat, kamionet etj , por bashkia ka prioritet ahengjet, makina elektrike per udhetim Komod te Kryetarit. Ne 14 Maj STOP propagandes, Bashkia e Qytetarve dhe per Qytetaret.