Janë publikuar pamjet e momentit kur hajduti futet në banesën e efektivit të Gardës së Republikës, Dhimtër Prifti ku i grabitur armën e shërbimit.
Në videon e mëposhtme shihet nga kamerat e sigurisë që është fiksuar autori, një person ende i paidentifikuar, i cili mbanë veshur kapuçin e bluzës dhe teksa fytyrën nuk e ka mbuluar.
Edhe pse në dijeni të kamerave të sigurisë, ai futet nga dritarja në banesë dhe mësohet se ka dalë sërish nga po e njëjta dritare.
Hajduti ka dalë nga banesa duke mbajtur poshtë bluzës disa sende, mes të cilave dyshohet dhe arma e shërbimit të gardistit.