Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për plagosje me armë zjarri ndaj një marokeni.

Sipas burimeve të mediave italiane shqiptari dhe marokeni janë konfliktuar fizikisht me grushte dhe shkelma me për shkak se ky i fundit i ngacmoi vajzën që e shoqëronte në një klub.

Më pas, 31 vjeçari e ka qëlluar me armë në këmbë. Pas sulmit, shqiptari ka mundur t’i fshihet policisë duke u larguar nga rajoni.

Hetimet e thella janë duke u zhvilluar për të rindërtuar dinamikën e lëvizjeve të tij nga Piemonte në Rimini pas tentativës për vrasje.

Ngjarja ka ndodhur tetorin e kaluar por vetëm së fundmi është bërë i mundur arrestimi i tij.

Autoritetet janë në kërkim edhe të një personi të dytë, i cili mendohet se ka shoqëruar shqiptarin.