Një ngjarje e rëndë brenda familjes tronditi ditën e sotme Elbasanin dhe mbarë vendin.

58-vjeçari, Tefik Tashi, vrau me sëpatë kunatën e tij, 44-vjeçaren, Alma Qevanin. Ngjarja makabër ndodhi në fshatin Kusarth të Elbasanit.

Bashkëshortja e 58-vjeçarit, Tefik Tashit, që i vrau me sëpatë motrën e saj, Alma Qevanin, thotë se zënka ka lindur për motive të dobëta se “pse kunata nuk i hapi telefonin” e më pas konflikti ka degraduar deri në përdorimin e sëpatës.

Ajo thotë se kërkon që drejtësia të vihet në vend për vrasjen e motrës dhe se bashkëshortit të saj t’i jepet dënimi që meriton.