Policia greke ka arrestuar një shqiptar, i cili u kap me drogë. Mësohet se operacioni u krye nga policia e Verias.

Gjatë kontrollit 42 vjeçarit shqiptar iu gjetën në banesë 19 kg 65 gram marijuanë të ndara në disa pako, 3 kg 404 gram kokainë dhe 2 peshore elektronike. Ndërkohë, shqiptarit iu sekuestruan dhe 530 euro dhe 2 celularë.

Ndërkohë, nëse droga do të dilte në shitje ajo kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove.