Ka folur për mediat e afërmja e vajzës që është ngacmuar seksualisht në Maliq.
Lirika Demiri thotë se 59-vjeçari e ngacmonte me fjalë dhe e përndiqte të miturën prej 3 vitesh.
Teksa autori është vënë në pranga, mësohet se 12-vjeçarja e ka treguar rastin vetëm tani së fundmi, duke ia rrëfyer fillimisht gjyshes së saj e më pas psikologes së shkollës.
Lirika Demiri: Çupka ikte në shkollë, 4 ditë me radhë nuk i tha gjyshes. Të 5-ën ditë motra e çupës vajti për qumështor, e mori qumështorin, deshi t’i shiste. Ai prapa asaj ishte…Dhe si bëri shamatë ajo e motra. Këtu i tha Almës, doli Alma i zuri për gryke e i tha ‘ça ke me çupën time?’ Ai hajde ja bënte asaj çupës, ajo u fsheh. Këtu pastaj u bë një lesh e mish, nuk e marr me mend se s’isha unë. Unë isha në shtëpi.
-A e njihnit atë burrin ju?
Lirika Demiri: Po si fshatare e njohim, shumë i ndyrë! Ai ç’gjen gra, llafe t’i thotë.
-Është me probleme mendore?
Lirika Demiri: Nuk e di, nuk e di…
-Çfarë i thoshte vajzës?
Lirika Demiri: Llafe të ndyra i thoshte, edhe në sy të çupës, të madhes ja bënte “hajde moj hajde”. Ç’është ky llaf, ç’është ky llaf?! 13 vjeç çupë.
-Vetëm me fjalë e ka ngacmuar?
Lirika Demiri: Vetëm me llafe, se ashtu ja bënim varrin neve. Me llafe, nuk ishte për atë punë ajo çupkë.
-Sa vjeç është vajza?
Lirika Demiri: 12 për 13, po është e pashme mashallah. E bukur, ç’të të them!
-Prej sa kohësh e ngacmonte?
Lirika Demiri: Për 3 vjet me radhë. Vjet e ngacmoi, ja dhe sivjet e ngacmoi.
-Po s’kishit ju këtu polici?
Lirika Demiri: Mos më thuaj për polici, t’u bëftë nëna se ne lajmërojmë e bëjmë, policia…nuk…