Kler Çaku është 13-vjeçarja shqiptare që është shpallur kampione bote në shah. Ajo numëron 13 kupa fitoreje dhe synon të marrë pjesë dhe t’i fitojë të gjitha kompeticionet.
Vetëm 13 vjeçe dhe është kampione bote në shah.
Kler Çaku ka marrë në Gjermani vendin e parë për moshën deri në 14 vjeç dhe tregon se se ai ishte momenti me emocionues.
Ishte 7 vjeç kur ndiqte lojën e gjyshit, e një vit më vonë u shpall kampione e shkollës.
Vitet treguan se ajo fitore nuk ishte thjesht fati i fillestarit, por Kler e donte shahun dhe aty gjente veten.
Në shah, nuk duhet fat, por inteligjencë.
Sot është bërë edhe mësuese për motrën e saj 6 vjeçe.
E gjithë familja e Kler sot luan shah.
Kler numëron 13 kupa, dhe secila prej tyre ka shënjuar një moment të rëndësishme në jetën e saj.
6 ore ka qenë loja më e gjatë.
Synon që në të ardhmen të bëhet edhe kampione Evropë.