Policia e Tiranës për mes një njoftimi ka bërë të ditur është gjetur në Shkozë një e moshuar e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk mund të identifikohet.

Ajo nuk e mban mend banesën ku jeton dhe aktualisht është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e saj të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.