Familja Hoxha në qytetin e Këlcyrës përjeton prej kohësh situatë emergjente në të gjitha drejtimet. Mirëpo të ftohtët zor se i bëhet ballë. Dashnor Hoxha kryefamiljari 65 vjecar, ka barrën e sigurimit të druve ku të mundet, madje duke rrezikuar edhe jetën e tij anës rjedhës së Vjosës teksa përpiqet që të sigurojë dru për t’u ngrohur.

Kjo familje jeton në kushte ekstremisht të varfëra pa asnjë lloj përkrahje nga shteti. Të vetmin fond financiar është KEMP-i që përfitohet nga djali sakat por që në masën 90% shpenzohen për ilacet dhe bebelinat. Dashnori sic rrëfen vetë, ngrihet cdo mëngjes për të siguruar një barrë dru jo për vete, por për djalin sakat pasi sic thotë ai, mungesa e një ambjenti të ngrohtë, i shkakton atij probleme në organet jetike. E zonja e shtëpisë Entela, rrëfen problemin në këtë të ftohtë me të birin ku për t’a larë i duhet t’a nxjerrë jashtë në të ftohtë pasi kushtet për një ambjent të volitshëm për të përballuar temperaturat e acarta mungojnë.

Familja Hoxha konsiderohet si më e varfëra në qytetin e Këlcyrës dhe ndihmë nga shteti nuk merr pasi justifikohet me atë pagesë që përfitojnë nga i biri paraplegjik. Kjo pagesë plotëson marrjen e ilaceve për djalin e tyre që kërkon shërbim dhe shoqërues cdo sekondë të ditës apo natës, ndërkohë që kjo është pengesa kryesore që askush nga kryefamiljarët, nuk mundet të gjejë alternativa të tjera mbijetese.