Banesa e familjes Shehu qe u shkrumbua mbremjen e djeshme nga flaket ne qytetin e Memaliajt mendohet se shkaku ka qene nje qiri i ndezur.

Ne banese jetonin kater pjestare me probleme mendore. Nje prej tyre i cili kishte pesuar plage te lehta u transportua per ne Spitalin Psikiatrik te Vlores. Tre te tjeret Bashkia Memaliaj i ka akomoduar prane Qendres se Kultures nderkohe qe punonjesit e kesaj bashkie po bejne pastrimin e baneses duke e lyer dhe plotesimin me orendite e shtepise te shkrumbuara.

Komshiu ka qene deshmitari i vetem i ngjarjes. Ai ka pohuar per Jugulajm.net se pjestaret e kesaj familjeje, jane problematikë ne lagje dhe se duhen larguar menjehere nga aty. Nenkryetarja e Bashkise Etmonda Harizi ka pohuar jashte kameras qe ka derguar kerkesa shpesh here per te akomoduar kete familje ne qendra sociale ose te ngrihet nje e tille ne qytetin e Memaliajt por askush nuk i ka marrë parasysh.