Ne ditën e zisë kombetare në nderim të shkrimtarit të madh gjirokastrit, Ismail Kadare, Bashkia Gjirokastër ka organizuar nje sërë aktivitetesh homazh në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Pranë bazoreljevit kushtuar personaliteteve të shquara te qytetit, pjesë e të cilit është dhe Kadare, kryebashkiaku, Flamur Golemi, shprehu vlerësimin e tij për korifeun e letrave shqipe Ismail Kadare, si një intelektual dhe shkrimtar i cili për vite me radhë ka dhënë kontributet e tij.

Kreu i bashkisë, Flamur Golemi, ndër të tjera theksoi se humbja e Kadaresë është fizike, por ai do të të jetë gjithmone mes nesh më veprat e shumta që ka krijuar ndër vite.

Kadare ishte shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe dhe një ndër autorët më të përkthyer jashtë vendit, ku ka fituar cmime letrare e nderkombëtare.