Një automjet i parkuar, tip Mercedes-Benz ML me targe AA410IY në pronësi të shtetasit E. D, është djegur gjatë natës në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në Lagjen nr. 1, në zonën e rrugës së katërt, ku nga zjarri në automjet janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Si pasojë e djegies së mjetit është dëmtuar edhe një automjet i parkuar pranë tij.