Vdekja e 57 vjeçarit Thoma Konomi pak ditë më parë në përpjekje për të kaluar kufirin e gjelbër në Gjirokastër, vijon të mbetet mister.
Më 20 gusht, Konomi u arrestua nga policia pasi u kap duke u futur në Shqipëri në mënyrë ilegale nga kufiri i gjelbër në PKK Kakavijë, ndërkohë që drejtonte një motomjet tip “Kawasaki”.
Vellai i viktimes ne fshatin Zhej te Zagories, pretendon se policët e kanë qëlluar dhe më pas është shoqëruar në komisariat në gjendje të rëndë. Ai tha se vëllai është mbajtur për 5 ditë në komisariat në gjendje të rëndë dhe nuk i është dhënë ndihma e nevojshme.
Vëllai i tij ka thënë se sipas autopsisë ai ka ndërruar jetë për shkak të goditjeve të fituara dhe çarjes se zorreve
Policia e Gjirokastres e ka cuar ne urgjencen e Spitalit te Gjirokastres sebashku me policin, qe ishte gervishur per nje mjekim ne siperfaqe dhe me pas e ka rikthyer ate ne paraburgim.
Mjeket tek familjaret kane pohuar se carrja e zorreve ka qene shkak pasi gjithe organet po dilnin jashte funksionit per shkak te bakterieve, si dhe nese nderhyrja do ishte kryer ne ditet e para kishte shpresa qe pacienti te jetonte.