Krimi dhe policia nuk janë njësuar vetëm në Sarandë, por edhe në Himarë, Dhërmi dhe pothuajse në të gjithë bregdetin e Jugut. Në krah të mafies së ndërtimit Helidon Gjikoka në Dhërmi, vepron edhe shoku i tij Fadil Kondi, një menaxher hashashi, i cili ndërton pa leje, me para droge si dhe ka grabitur edhe pronën e Kishës, nën hundën e policisë dhe prokurorisë.

Çunat e Fadil Kondin, të njohur për trafikun e drogës në Poliçan, janë bërë sot protagonistë të një sherri në Dhërmi tek Vila Kondi, ndërtuar me para droge. Sipas burimeve, çunat e Fadil Kondit kanë dhunuar sot një qytetar, pas sherrit për kamerat e një vile përballë, e njohur si Vila Kristi.

Skandali konsiton në faktin se punonjësit e policisë pranë Komisariatit të Himarës, në vend që të arrestonin dhe të referonin në prokurori dhunuesit, kanë përqafuar çunat e Fadil Kondit.

Kjo dashuri është produkt i lidhjes dhe pazareve mes trafikantit Fadil Kondit dhe shefit të komisariatit Himarë, Viktor Lloge, një pupac në duart e trafikantëve.

Sipas informacioneve, Fadil Kondi ka grabitur pronën e kishës në bashkëpunim me shefin e komisariatit Himare, Viktor Lloge. Në këtë pronë ka ndërtuar dy kate pa leje, në dijeni të plotë dhe në mbrojtje të Policisë Himarë.

Ndërtimi pa leje ndodhet në Dhërmi, Perivolo, pranë Vilës Kristi. Ndërtimi pa leje është bërë nga lekët e trafikut të drogës së çunave të Fadil Kondit në Poliçan.

Ka dyshime të forte se kryepolici Viktor Lloge është aksioner i maskuar në tokat e grabitura, ndërtimet pa leje dhe ndërtimet me para droge të Fadil Kondit.

Burimi: ‘Prapaskena”