Së fundmi janë bërë publike pamjet nga atentati në Shkodër ndaj Gjergj Ndështriqaj dhe kunatit të tij Gjon Nika.

Të dy shpëtuan me plagosje të lehta nga 80 plumba që u qëlluan në drejtim të tyre.

Në videon e bërë publike nga Report.Tv , dallohet momenti kur dy ‘shënjestrat’ qëllohen me breshëri plumbash sapo parkojnë makinën në një lokal në fshatin Grudë e Re.

Gjergj Ndërshtiqaj fshihet pas makinës ndërsa Gjon Nikaj largohet me vrap.

Pak sekonda më vonë makina shpërthen në flakë nga breshëria e plumbave.

Atentati ndaj tyre u bë pasditen e 12 marsit, ku deri më tani ‘shënjestra’ dyshohet se ishte Gjergj Ndrshtiqaj, pasi ky i fundit është vëllai  i Marjan Ndershtiqaj drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) në Shkodër.

Por në lidhje me atentatin ka më shumë dyshime për sa i takon profesionit të 30-vjeçarit.

Prej dy vjetësh i riu ishte dronist i policisë së Shkodrës dhe ka filmuar hapësira të tëra në Malësi, ku janë zbuluar edhe parcela më kanabis.

Vitin e fundit, Gjergj Ndërshtiqaj, kaloi specialist në zonën e Shoshit, ku për shkak të profesionit, posedonte informacione në lidhje me fushën e drogës.