Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur makina Range Rover brenda së cilës ndodheshin 4 të rinj, shpërthen në flakë pas aksidentit tragjik.

Pamjet i përkasin ngjarjes së ndodhur gjatë orëve të natës të së shtunës në Monza të Italisë. Ato janë publikuar në TikTok nga një person që duket se ndodhej në vendin ku ndodhi ngjarja, pak çaste pasi makina ishte përfshirë nga flakë.

Nga ngjarja humbi tragjikisht jetën 22-vjeçari shqiptar Arnold Selishta. Ndërsa të plagosur mbetën 2 pasagjerët e tjerë në mjet, të moshës 18 dhe 23 vjeç.

Autoritetet italiane kanë ndaluar shoferin e Range-it, i cili u largua nga vendi i ngjarjes për t’u identifikuar disa orë më pas. Mediat italiane shkruajnë se ai ishte kushëri me viktimën Selishta.