Dita e Flamurit bën bashkë shqiptarët në mbarë botën.
Në Boston shqiptarët janë bërë bashkë për të kujtuar Ditën e Flamurit.
Me flamurin kuq e zi, plisin në kokë, kanë mbajtur këngë e valle shqiptare.
Në 28 Nëntor bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të vishet kuq e zi.
Të gjitha bashkitë e trojeve shqiptare, përfshirë edhe arbëreshët e Italisë do të jenë në Tiranë për të festuar së bashku 111-vjetorin e Pavarësisë.