Blegtorët e tre qarqeve të jugut Gjirokastër, Fier e Vlorë janë tubuar mëngjesin e sotëm në fshatin Jorgucat Bashkia Dropull, për të protestuar për mungesën e subvencionimeve nga ana e qeverisë shqiptare.
Ata kanë kërkuar me ngulm një zgjidhje emergjente për mbijetesën e të imtave dhe produkteve të tyre pasi në kushtet aktuale, është shumë e vështirë. Blegtorët i kanë dërguar një peticion të ashpër ministres së bujqësisë Frida Krifca për të zgjidhur medoemos cështjen e subvencionimeve pasi cmimi i qumshtit që ata shesin tek të tretët, është më i lirë se i ujit. Në kushtet kur janë rritur apo dyfishuar cmimet e jonxhës, apo dhe preparative të tjera bujqësore e ushqimore tek të imtat, kjo duhet të reflektojë edhe tek rritja e cmimit të qumshtit tek prodhuesit e nënprodukteve të tij. Por deri më tani kjo ka munguar pasi cmimi është fiksuar tek 100 lekshi për litër.
Ndërkohë që kostoja e prodhimit të qumshtit është gati dyfish njehësuar edhe me kostot e ushqimeve tek të imtat. Blegtorët i kanë lënë afat ministres Krifca dhe qeverisë shqiptare që të negociojnë këtë situatë pasi në të kundërt, protestat e tyre do të përshkallëzohen. Në mungesë të një reagimi nga qeveria shqiptare, disa prej blegtorëve po mendojnë seriozisht edhe zgjidhjen ekstreme, atë të shitjes së të imtave dhe largimin në emigracion.
Të tre qarqet e jugut mbulojnë gati në masën 80% të prodhimit të mishit dhe qumshtit të të imtave në të gjithë Shqipërinë.