Me dhjetera perfaqesues nga biznese prodhuese kryesisht te karakterit tradicional, jane tubuar ne Durres ne forumin e Biznesit rajonal ne kuader te nismes Open-Balkan.

Per te dytin vit radhazi organizohet ky event ne Durres me qellim shtrirjen e aktiviteteve prodhuese ne vendet qe jane pjese e kesaj nisme ne te tre shtetet perkatese.

Aktiviteti ka pasur mbeshtetjen e Dhomes se Tregtise se Serbise dhe organizator i ketij forumi ka qene Dr. Ivan Bosnjak.

Per Jugulajm.net Dr. Inav Bosnjak shprehu falenderime per mikpritjen bujare qe i ofroi Shqiperia per te dytin vit radhazi ne nje ambjent fantastik. Interesimi i bizneseve vendase shqiptare, atyre maqedonase dhe serbe ka qene i larte per kete forum i cili ne fakt i sherben bashkepunimit rajonal dhe qe sjell zhvillim te qendrueshem dhe perfitime tek te gjitha palet-shprehet Bosnjak per Jugulajm.net

Ne diten e pare te ketij forumi ka pershendetur te pranishmit ambasadori i Republikes se Serbise ne Tirane Slobodan Vukcevic i cili ne fjalen e tij ka cmuar mikpritjen shqiptare dhe vleresuar mjaft kete iniciative qe ka per qellim zhvillimin e metejshem te ekonomise rajonale pa barriera doganore.