Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish kreun e hipotekës Sarande Laert Pasha.

Në rolin e specialisitit që kishte prej pak javesh në Kadastrën e Sarandës, Pasha kërkoi për hipotekimin e një hoteli 4 mijë euro.

Laert Pasha, 41-vjeç, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK, është arrestuar me akuzën e korrupsionit.

Një video denoncuese e publikuar në media ka faktuar se Pasha ka kërkuar 4 mijë euro për hipotekimin e një hoteli, ndërsa materialet policia e Sarandës ja ka referuar SPAK.

41-vjeçari, dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.