Deri në mes të qershorit, ky vend ketu ne Mogila, ishte nen zjarr pasi digjeshin mbeturinat jo vetem te Memaliajt, por te te gjithe bashkise. Mbetjet pasi digjeshin percilleshin ne Vjose lume i shpallur si Park Kombetar.

Ndërsa sot, kjo është pamja në antitezë me atë çfarë u trashëgua prej bashkisë së Laertit dhe Kumbaros. Një projekt konkret nga Bashkia e Memaliajt, ka për synim të rikthejë këtë zonë dikur më të ndotur, në një vend të gjelbëruar duke e zhdukur një herë e mirë nga harta e zonave të ndotura. Sot përmes një aksioni të plotë nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, nisi aksioni për pastrimin e vendit ku depozitoheshin dhe digjeshin mbetjet urbane për 32 vjet rresht duke u vendosur fidanët e parë. Ndërsa mbeturinat prej 3 muajsh kompostohen në një tjetër zonë larg vendbanimeve dhe shumë herë më larg rjedhës së Vjosës.

Për kryebashkiakun Albert Malaj, zhvendosja e vendgrumbullimit të mbetjeve urbane nga shtrati i lumit Vjosa Park Kombëtar në një destinacion të sigurt dhe larg vendbanimeve, ka qenë parësore për të. I pyetur nëse ndihej i fyer nga mospërfshirjen e Bashkisë Memaliaj në kalendarin e aktiviteteve të Ministrisë së Kumbaros për pastrimin e Vjosës, zoti Malaj shprehet se kjo nuk i ka bërë aspak përshtypje, pasi ka kalendarin e tij të aktiviteteve pastruese të Vjosës.