Banoret e fshatit Kallëmb në Memaliaj, kanë protestuar për mungesen e nje ure kalimi mbi lumin Vjose perballe qytetit te Memaliajt.
Prej 32 vjetesh ata rrojne me shpresen se qeveria do te ndertoje nje ure, ose ne rastin me te keq nje pasarele per te mundesuar kalimin mbi te.
Teleferiku i rrezikshem dhe pasiguria eshte e vetmja alternative “shteruese” per kete komunitet i cili bie pre e mashtrimit sa here qe ka zgjedhje vendore apo politike.
Fëmijët detyrohen të shkojnë çdo ditë me vonesë në shkolla, ndërkohë që nuk kanë munguar as rastet e incidenteve, ku banorë të ndryshëm kanë mbetur të bllokuar në mes të lumit, mbi teleferik apo janë plagosur në duar.
Banorët shprehen se në çdo fushatë elektorale i’u bëhen premtime për zgjidhjen e problemit, por prej vitesh, situata mbetet po e njëjtë.
Jugulajm.net eshte interesuar pranë Bashkisë Memaliaj, por Gjoleka luante domino ne klub dhe nuk kishte kohe te jepte zgjidhje per kete problem jetik per banoret qe e kane votuar.