“Kërcim në ajër dhe perqafim zemrash”.
Ka qenë ky aktiviteti i organizuar në kalanë e Gjirokastrës me protagonistë Elisa Barukierin, balerinën e njohur italiane, që ka zgjedhur të vijë në Gjirokastër me një shfaqje ndryshe në ditën ndërkombëtare të kërcimit.
Ajo thotë se ky aktivitet forcon edhe më shumë bashkëpunimin midis dy vendeve Shqipëri – Itali, ndërsa të rinjtë duhet të angazhohen më shumë me fushën e artit.
Fundjava e fundit e prillit është shoqëruar me aktivitete të shumta që do të kulmojnë të dielën, ditën e parë të majit.