Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në sheshin e “Nea Smyrni” të Athinë.

Sipas mediave lokale dyshohet se ngjarja ka ardhur për larje hesapesh, ndërsa dyshohet se i vdekuri është me origjinë shqiptare, ndërsa kanë mbetur dy të plagosur.

“Protothema” ka publikuare edhe  një video nga momenti kur i panjohuri me maskë hyn në një lokal në sheshin e “Nea Smyrni” dhe hap zjarr ndaj klientëve.

Më pas ai u zhduk duke vrapuar, me lëvizje shumë të shpejta para se ata që ishin në vendngjarje të kuptonin se çfarë ndodhi.

E gjithë zona është rrethuar nga forca të forta policie, ndërsa personat e DIAS-it dhe makinat e patrullës kanë nisur kërkimin në zonat përreth për të gjetur autorin.

Nga dy të plagosurit, të cilët u transportuan me autoambulancë në spital, njëri ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa tjetri me lëndime të lehta dhe nuk ka rrezik për shëndetin.

Ngjarja në polici është raportuar pas orës 9.30 të mbrëmjes së së dielës pas thirrjes për Veprim të Menjëhershëm, për një sherr të përgjakshëm me të shtëna në sheshin qendror të Nea Smyrni.