Ambasadorja Yuri Kim është filmuar në Sheshin Skënderbej teksa blen një krah me çaj mali, nga një zotëri i moshuar që endet çdo ditë në rrugët e Tiranës.

Pak metra me tej ndodhen policët bashkiakë, të cilët do sekuestronin çajin.

Siç shihet në video, diplomatja amerikane e shoqëruar dhe nga homologet e saj të vendeve të tjera, ne dallojmë atë suedeze Elsa Hastad, blen të gjithë çajin e malit që kishte me vete i moshuari.

Ndërkohë, përballë tij qëndrojnë dy policë bashkiakë, ndoshta gati për t’ja sekuestruar të gjithë çajin.

Mirëpo, ambasadorja amerikane vepron më shpejt se ata dhe e merr të gjithë çajin që zotëria i moshuar dhe i kërrusur nga ecejaket nëpër Tiranë, ndërsa dy policët bashkiakë nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër, veçse qëndrojnë në këmbë dhe shohin.