Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pranë kryqëzimit të Urës së Kardhiqit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ka vetëm lëndime të lehta, si dhe dëme materiale.

Policia është në vendin e ngjarjes e po heton shkaqet e aksidentit.

Në aksident është përfshirë edhe një furgon që transportonte udhëtarë.