Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë.

Bëhet fjalë për shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili sipas Policisë dyshohet se është vetëplagosur me armën e tij, të cilin e mbante me leje.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është një ish-efektiv i RENEA-s, teksa mësohet se është vetëplagosur duke kryer manovra.

“Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, – njofton policia.