Lëvizja Feministe Studentore në Kosovë ka vendosur në derën e zyrës së profesorit Xhevat Krasniqi, disa shirit me të cilët zyra e tij është cilësuar si skenë krimi.
Kjo lëvizje thekson se ende nuk ka vendim për rastin e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi, shkruan KosovaPress.
“Ai është pezulluar dy herë për ngacmim seksual, njëherë nga Universiteti i Gjakovës, e herën tjetër nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Ai nuk mund të vazhdoj të mbaj ligjërata në Universitet. Andaj si duhet as zyra, vendi ku shumë vajza kanë dëshmuar që janë ngacmuar. Ngacmimi seksual është krim”, thuhet në reagim.