Zarko Pejanoviq nga Podgorica është fituesi i garës së dembelisë që mbahet tradicionalisht në Mal të Zi në fshatin “Crna Gora” afër Nikshiqit. 

Pejanoviq qëndroi 60 orë shtrirë dhe për përpjekjen e tij fitoi 350 euro, një fundjavë në fshatin etnik, drekë për dy persona në një restorant në Podgoricë dhe shumë çmime të tjera nga sponsorët e kampionatit. Duke folur për mediat ai tha:

Nuk ishte e vështirë, më besoni. Kur shoqëria vjen për të mbështetur konkurrentët është kënaqësi, por gabimi më i madh është kur vjen familja e dikujt. Kur vjen familja e dikujt, është e vështirë të mos ngrihesh.

Gara e pazakontë organizohet për të dymbëdhjetin vit radhazi dhe këtë vit nëntë garues nga Podgorica, Danilovgradi dhe Beogradi u përpoqën të thyejnë rekordin prej 117 orësh shtrirje. Por duket se do të duhet të presim të paktën edhe një vit që dikush të thyejë rekordin që vendosi vitin e kaluar Dubravka Aleksic nga Podgorica.