Nëna e 13-vjeçares, e cila dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një 64-vjeçar, ka rrëfyer ngjarjen e rëndë.

Ajo ka rrëfyer se e mitura ka thënë se autori e prekte në disa pjesë të trupit, por se nuk ka bërë gjëra të tjera.

Sipas saj, autori e kërcënonte se do ia vriste babanë, nëse tregonte në shtëpi.

“Unë këto dy tre ditë e kam marrë vesh, por vajza sic me tregoi po tregove më shtëpi unë do të vras babain. Këtë ja ka thënë muaj më parë më parë.

Vajza më tha që atë që mendoni ju, nuk më ka bërë. Nuk më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera. E ka prekur me dorë në pjesë të trupit. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje-dalje të vinim apo të vinin ata as komflikt nuk kishim.

Ka dy ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pamë kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje.

E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lekë, e kërcënonte.”, ka rrëfyer nëna.