Një 40 vjeçar është konstatuar në ujërat e lumit Lana në Tiranë, i cili pasi është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte përdorues i lëndëve narkotike.