Avokatet e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, kanë dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë.

Beleri kërkon rrëzimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, që u la në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit gje Krimit të Organizuar.

Kujtojmë se Beleri u arrestua në 12 Maj, nën dyshimet për “korrupsion pasiv në zgjedhje e kryer në bashkpunim”.

Në zgjedhjet e 14 majit, pavarësisht se ishte në burg, Beleri arriti të merrte numrin e nevojshëm të votave për të fituar garën në Bashkinë e Himarës.