Një efektiv i policisë Rrugore të Tiranës ka rënë në pranga në Turqi, pasi është kapur me një sasi të madhe droge.

Mesohet se bëhet fjalë për policin Florenc Bicerri.

Nderkohe raportohet se efektivi pasi kishte marrë leje nga Komisariati Rrugor i Tiranës më datën 5 tetor kishte udhëtuar nga Rinasi drejt Turqisë, ndërsa udhëtonte me Kujtim Çelikun dhe shtetasin Adrian Qirici.

Mediat turke bëjnë me dije se dy shqiptarët u kapën me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.