Analisti Lorenc Vangjeli, duke komentuar aksionet e fundit të drejtësisë dhe çkodimin e telefonave të shumë personave të lidhur me krimin, tha se pritet një evolucion i madh.
Sipas Vangjelit këto çkodime i kanë shërbyer drejtësisë për të ndërtuar një hartë të qartë mes lidhjeve që mund të kenë eksponentët e krimit, me policinë, mediat dhe politikën.
Analisti shtoi më tej se nëse këto lidhje të gjetura nga telefonat e zbërthyer do të vërtetohen, atëherë shumë shpejt do të kemi zhvillime të mëdha.
“Unë të thashë se ka më shumë se një. Së fundmi, telefonat janë bërë të penduarit e vërtetë të drejtësisë dhe kanë rrëfyer sekretet që kanë dashur t’i mbajnë të fshehta. Ka një hartë të qartë, të këtyre grupeve, me eksponentë politik, policor por edhe mediatik. Dhe kjo do pritet, që këto indicie të shkojnë drejt provës. Dhe duke provuar këto, ne do të shohim gjëra që sjellin evolucion të madh, meqë unë nuk pajtohem me termin ‘revolucion”, përfundoi Vangeli.