Artan Hoxha ka komentuar “lajmin” e bujshëm të Ervin Karamuços lidhur me daljen e një video nga telefoni i Ervis Martinajt, ku shfaqet një nga vajzat e showbiz në Shqipëri.

Hoxha deklaroi se lajmi që u bë viral gjatë fundjavës, nuk ka lidhje fare me telefonat e Ervis Martinajt, pasi nuk ka asnjë provë se një video e tillë ka dalë nga SPAK, madje deklaroi se aplikacioni i kriptuar SKY CC, nuk ka përmbajtje video.

“Bëhet fjalë, ose u tha për video që kanë dalë nga një celular të sekuestruar nga SPAK. Nëse do të ishte e vërtet, do të ishte shumë e rëndë.

Që të dalin prova nga SPAK, qoftë edhe video, është një gjë shumë e rëndë.

Bëhet fjalë për telefonin e Vis Martinaj.

Thuhet se kjo video ka dalë nga telefoni i Vis Martinajt dhe nga telefoni  SKY. Së pari, Sky nuk ka opsionin video. As dërgohej, asgjë.

Kjo nuk ka dalë nga telefoni SKY.

Zhdukjen e Martinajt e heton prokurori i Kurbinit. Sky nuk ka video. E kam parë atë video, por çfarë rëndësie ka ajo? Ajo është video banale.

Ne mund të shohim vajza drejtuese emisionesh, më të zhveshura.

U aludua se kjo video u gjet në telefonin e një personi të botës së krimit.

Para disa muajsh ësthë kapur një person që ka qenë në Dubai. Herën e fundit është kapur, sepse i ka çuar një personi të penduar një dhuratë, një pako me kumbulla dhe ia ka çuar me emrin e vet si dhuratë.

Kjo është përceptuar si mesazh që i është dhënë atij personi që të qepë gojën.

Nga ky moment ky është vënë nën hetim.

Është arrestuar për këtë gjë.

Ky personi ndodhet në burg për këto kumbullat që ia ka cuar  Erjon Alibeajt.

Kur u kap, ka patur telefonat dhe pretendohet se janë gjetur videot.

Publimi i atij lajmi, iu vesh SPAK-ut. Nuk ka asnjë provë që t’i ketë ndodhur SPAK-ut.

Pse është përdorur? Pse mund ta kenë bërë?

Ai u bë lajmi më i klikuar i fundjavës.

Ajo video nuk ka ndonjë hata, por u bë abuzimi, që thanë shkojnë për 100 mijë euro nata… Tani këta vrasin për 50 mijë euro, si paguajnë 100 mijë euro nata për vajzat e showbiz”, deklaroi Hoxha.