Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është rrëfyer mbrëmjen e sotme për krimin në Shqipëri.
Hoxha tha në emisionin “Më lër të flas” se në Delvinë kemi një bos droge, të cilin e krahasoi me Pablo Escobarin.
“Kemi Escobar në Shqipëri ne, është nga Delvina”, u shpreh ai.
Gazetari nuk pranoi të tregojë emrin e bosit të drogës, pasi theksoi se nuk dëshiron që këtë të fundit ta çojnë mish për top.
“BKH dy-tre muaj ka që ka filluar me kapacitet të plotë dhe ata e njohin dhe mos e çojnë mish për top”, deklaroi Hoxha.