Aksident automobilistik, lendohet nje person.

Ngjarja ka ndodhur para 30 minutash në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në afërsi të fshatit Dragot te Tepelenes.

Automjeti tip “Benz” (kamionçinë), me drejtues K. S eshte perplasur me nje maune tip “Scania” (trailer), me drejtues P. I.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i a “Benz”, K. S., i cili është transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.