Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Hekuran Marku, ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Teksa prej më shumë se një muaj, kishin përfunduar konkluzionet e organit të akuzës dhe mbrojtjes së të pandehurit, dhe pritej vetëm vendimi i togave zë zeza të GJKKO-së, seancat e caktuara pothuajse çdo javë kishin dështuar, ndërsa këtë të mërkurë togat e zeza të Shkallës së Parë të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosën dënimin e tij.

Prokuroria kërkoi 12 vite heqje lirie për Markun, por ai përfitoi zbritje të dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ai akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndaj tij nisën hetimet si pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish-truprojën tjetër të Saimir Tahirit, Agustin Dedën për të cilin ende zvarriten procedurat e ekstradimit.

Më 1 prill Marku u ekstradua nga Gjermania, për tu përballur me GJKKO me akuzat e ngritura nga SPAK.

Marku e Deda akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës.