Një 53-vjeçar shqiptar është zhdukur prej 15 ditësh në Greqi. Shkëlqim Hysi, nga Tepelena ka humbur kontaktet me familjen më datë 9 prill 2023, nga ishulli Siros në Greqi.
Sipas informacioneve që disponon familja, 53-vjeçari hyri në datë 7 prill në darkë me autobus nga Kakavija për në Athinë dhe pastaj me traget po atë ditë për në Ishullin Kos.
Më pas shkoi për të fjetur në një ndërtesë, mirëpo pronari i ndërtesës e akuzoi për vjedhje. Shkëlqimi u largua nga aty dhe la çdo dokument dhe disa sende bashkë me telefonin. Pas verifikimeve nga policia u dëshmua se nuk kishte kryer vjedhje.
“Më datë 8 prill u pa në Siros duke pirë kafe në lokal afër portit. Aty i ka thënë policisë të kthehej në Athinë, dhe polici i tha eja se me biletën që ke udhëton sërish. Këto janë të dhënat e fundit”, tregojnë familjarët.
Ata dyshojnë se ai mund të jetë në burg. Shkëlqimi është i martuar me dy fëmijë, të cilët janë tepër të shqetësuar për fatin e tij.
Familjes i ka ardhur një informacion që është parë në Pire të Athinës dhe shqiptarët e kanë ndihmuar me 20€, e për të nuk dihet më shumë. Humbja e tij është bërë publike dhe në mediat greke. Kush e sheh 53-vjeçarin është i lutur të kontaktojë në numrin e telefonit: 069 614 8931.