Sanije Myrto është gruaja e cila u bë virale në rrjet pas kërcimit që bëri me kryeministrin Edi Rama disa ditë më parë në Kamzë.

Gruaja u shpreh se tashmë  të gjithë e njohin në zonën e Kamzës.

“Ndihem shumë mirë, ishte kënaqësi, u argëtuam, u bëmë. Ju po kërkoheni të takoheni me kryeministrin dhe se takoni dot, unë kërceva me të. Është kënaqësi për mua, asnjë gjë të keqe nuk ka. Ma ndjevi shpirti.

Ne po mbillnim pemë faktikisht, ndaluam dhe e pritëm kryeministrin, jam mbështetëse e Partisë Socialiste. Janë të pritur, janë të dashur, të gjitha të mirat i kanë, tani kemi shpresë të na rrisin çik pensionet, çik rrogat.

Unë jam punonjëse e pastrim gjelbërimit në Bashkinë e Kamzës. Te Bashkia jam shumë e kënaqur, marr një 400 mijë lekësh, dhe jam shumë e kënaqur”, u shpreh ajo.