WhatsApp do t’ju njoftojë nëse njerëzit po flasin për ty- Gjiganti i teknologjisë Meta po punon në një mënyrë më të mirë për t’ju njoftuar sa herë që përmendeni në bisedat ku bëni bjesë. Ndryshimi do të thotë që ju do të keni një ide më të mirë se kush ju ka përmendur ose ju është përgjigjur brenda grupeve.
Nëse deri dje nuk e dinit se çfarë thonin njerëzit për ju, së shpejti kjo do të jetë e mundur. WhatsApp është duke punuar për të sjellë një veçori të re përsa i përket përmirësimin të platformës, duke e kthyer vëmendjen tek ajo se çfarë njerëzit thonë apo bisedojnë me njëri-tjetrin për ju nëpërmjet këtij rrjeti social komunikimi
Gjiganti i teknologjisë Meta po punon në një mënyrë më të mirë për t’ju njoftuar sa herë që përmendeni në bisedat ku bëni bjesë. Ndryshimi do të thotë që ju do të keni një ide më të mirë se kush ju ka përmendur ose ju është përgjigjur brenda grupeve.
Më parë ju thjesht merrnit një njoftim vetëm me tekst. Por tani, fotografia e profilit të personit do të shfaqet në njoftim.WABetaInfo ka treguar se si do të funksionojë sistemi i ri i njoftimeve. Për momentin, po testohet vetëm për disa përdorues të iOS 15.