Ka shkuar në 60 numri i të shoqëruarve pas protestës së dhunshme të zhvilluar një ditë më parë te selia e Partisë Demokratike, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Të shoqëruarit akuzohen për veprat penale “Tubim i paligjshëm”, “Ushtrim i dhunës” dhe “Kundërshtim i forcave të policisë”.

Ndërkohë, raportohet se grupi hetimor ka verifikuar pamjet nga kamerat e sigurisë për të parë aktet e dhunës dhe për të identifikuar më pas protestuesit, duke i shoqëruar ata.