Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”.

Një aksident me pasojë plagosjen e pesë personave ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin e rrugës nacionale Fier-Patos në vendin e qujatur ‘Kthesa e Patosit.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se në këtë aksident automobilistik janë përfshirë automjetet tip Ford Focus me targa AB 864 DM dhe mjeti tjetër Benz me targa AB 500 EU.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe tre autoambulanca të urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, për të marrë të plagosurit e për t’u dhënë ndihmën e parë mjekësore në urgjencën e këtij spitali.

Burime nga bluzat e bardha të Spitalit të Fierit pohuan, se të plagosurit u janë nënshtruar ekzaminimeve, por që paraprakisht raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.