Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabakut, kur kjo e fundit e pyeti nëse ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen pasi dy ministra të tij janë në burg.

Rama iu drejtua Tabakut duke pohuar se ishte i lumtur për pyetjen e bërë dhe tha se ishte krenar për punën e tij në këto vite.

Ai tregoi se çdo ministri që i jep detyrën i drejtohet duke i thënë: Karrigen ta dhashë unë, detyrën bëje vetë.

Tabaku: Nuk gjykoni se duhet të kishe dhënë dorëheqjen pasi dy ministra kanë përfunduar në burg? Nuk është krenari të shkosh në burg dhe nuk është krenari që dy ministra të një qeveria janë në burg. Unë nuk besoj që ka kryeministër tjetër në botë që merret me deputetë të opozitës përveçse përgjegjësive se dy ministra janë në burg. Dy ministra janë në burg dhe kryeministri heq përgjegjësi nga ço lloj gjëje.

Rama: Ky nuk është objekt hetimi. Kush tha që është krenari të shkosh në burg? Ju mund ta thoni këtë gjë, jeni duke bërë një recitim. A je krenare për Berishën? Më thuaj e unë do shpjegoj pse duhet të mendoj ndryshe. Unë jam krenar për punën që bëj jo për të gjitha rezultatet e punëve të mia se jam shumë kritik ndaj vetes e nuk mendoj që çdo punë që bëjmë ne e që unë drejtoj është si duhet e çdo gjë bëhet ashtu si unë do doja, jam krenar realisht për çfarë kemi bërë mirë në këtë vend e se kam bërë vetëm e kam bërë me këta njerëz. Pjesa tjetër është ndërmarrjen e personit, nëse unë do kisha bashkëpunëtor nëse do flisnin me mua e do më thoshin kështu e ashtu s’do flisja këtu kështu. Ministrave kur marrin dekretin u them karrigen ta dhashë unë, punën detyrën do e mbash vet, secili mban përgjegjësinë e vet.