Kryeministri, Edi Rama, foli sot në lidhje me ndryshimet në arsim për studentët që do të nisin të studiojnë mjekësi.
Rama tha se të rinjtë që do të nisin studimet në mjekësi do të duhet të punojnë pesë vite në Shqipëri me detyrim, në mënyrë që të diplomohen.
Kryeministri theksoi se se është obligim për të gjithë studentët e vitit të parë që do të nisin studimet që të marrin parasysh kriteret e reja tashmë të universitetit të mjekësisë dhe nëse duan apo jo të nisin këtë rrugëtim.
Ky ndryshim për arsimin e lartë për studentët e mjekëisë vlen vetëm për univeristetet publike dhe vlen për të gjithë ata të rinj e të reja që do të nisin të studiojnë në mjekësi nga viti ardhshëm akademik e tutje.
Edi Rama: Çdo student i mjekëisë që do të hyjë në fakultetin e mjekësisë duhet të njihet me faktin që për tu pajisur me diplomë duhen edhe pesë vjet në shërbim të këtij populli. Për ata që do hyjnë në vitin e parë duhet të pranojnë këtë kusht. Është format ri në universitetin e mjekësisë për sa i përket marrjes së diplomës.