Një makinë ka shpërthyer në flakë teksa ishte duke lëvizur nga Tirana në drejtim të tunelit të Elbasanit.

Nga pamje shihen flakë dhe shtëllunga të mëdha tymi të zi që ngrihen në ajër si pasojë e djegies së mjetit.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga shpërthimi.

Sakaq, vlen të theksohet se kemi të bëjmë me një incident të përsëritur sidomos në autostradën Elbasan- Tiranë.