Deputetja socialiste e Qarkut Gjirokaster, njekohesisht edhe ministre e turizmit, Mirela Kumbaro, këmbëngul si ‘Dulja ne maje te mullarit”, se këtë vit i kemi marrë shumë turistë Greqisë.

“Thuajse 200,000 qytetarë grekë vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të këtij viti;

Rritja më e madhe vjetore e turistëve ishte ajo e grekëve me një normë 410%.”

🗞 Dhe këtë e shkruan #Ekathimerini,
një prej gazetave më të mëdha greke 😉😃” shkruan ne nje postim ne fb Kumbaro.

Nuk dihet nese ne statistikat e Kumbaros hyjne edhe minoritaret dhe emigrantet shqiptare qe jetojne ne Greqi te pajisur me pasaporta greke, apo ministrja ne fjale kembengul ne shifra te fryra per t’ia bere mendjen dhalle kryeministrit, qe mos ta levizi nga qeveria ne ndryshimet qe priten te ndodhin ne shtator.