Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimin pasuror për dy kryebashkiakët socialistë, Rakip Sulin e Kamzës dhe Jorgo Goron e Himarës.

SPAK ka nisur kërkesa për informacion në bankat e nivelit të dytë dhe agjencitë shtetërore të pronave të luajtshme e të paluajtshme, për të kontrolluar nëse ka ndonjë provë për të dy.

Dy kryebashkiakët spocialistë janë të proceduar penalisht në Prokurorinë e Posaçme.

Rakip Suli akuzohet për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në lidhje me fondet e rindërtimit për tërmetin.

Ndërkohë, Jorgo Goro është paditur nga Fredi Beleri, si i përfshirë në tjetërsimin e tokave në Gjilekë të Himarës, së bashku me Artan Gaçin, bashkëshortin e ish-ministres Olta Xhaçka.

Sipas padisë, Gaçi ka tjetërsuar 5512 metër katror truall me anë të së cilit ëhstë shpallur edhe investitor strategjik, ndërsa Jorgo Goro, ka nënshkruar planvendosjen pa marrë parasysh konfigurimet në hartë.