Lëshohet nga SPAK urdhri i arrestit për ish zv. kryeministrin Arben Ahmetajn.

Pas heqjes së imunitetin nga Kuvendi, është hapur rruga për arrestimin e tij nga ana e SPAK për akuzat e shumta që rëndojnë mbi Ben Ahmetajn.

Ndërkohë që është në kërkim për t’u arrestuar, Ahmetaj ndodhet jashtë vendit tonë dhe dyshohet se momentalisht është në Britani sipas avokatëve të tij.

Deputeti Arben Ahmetaj, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv të lidhur me të ashtuquajturën afera e incineratorëve.

Kuvendi ka miratuar një kërkesë të Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e arrestit ndaj Ahmetajt, por ndërkohë ai është larguar nga vendi.

Nga arratia Ahmetaj i ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar ato si përndjekje.