Gushti filloi me një superhënë të ndritshme dhe do të largohet me një të tillë, e cila do të jetë “hëna blu”.

Por edhe planeti i unazave, Saturni do të shfaqet shumë pranë hënës duke u dukur edhe më i ndritshëm në qiellin e natës.

Hëna e plotë do të shfaqet në orën 21:36 mbrëmjen e 30 Gushtit dhe kjo do të vazhdojë deri në mëngjesin e së premtes.

Në muzgun e së mërkurës, në orën 20:42, shkëlqimi i fortë i Saturnit do të duket 5 gradë më lart, në të djathtë të hënës.

Përgjatë mbrëmjes, Saturni do të duket sikur do të rrotullohet në drejtim të akrepave të orës rreth hënës.

Në pikën më të afërt, duket sikur largësia mes tyre do të jetë sa 4 hëna të plota.

Saturni hyri në prapavijë më 27 Gusht, kur Toka hyri mes tij dhe diellit.

Planeti i unazave ndodhen në pikën më të afërt të orbitës së tij me planetin tonë dhe prandaj do të mund të shihet qartë.